Plagosje me armë në Tiranë, qëllohet pronari i një lokali, në kërkim autori

Plagoset me armë zjarri pronari i nje pike bastesh sportive në zonën e ish-Bllokut. Ngjarja është regjistruar në orët e mbrëmjes së sotme në ambjentet e një llotoje sportive në rrugën “Vaso Pasha” ku shtetasi Genci Basha ka plagosur me armë zjarri pronarin e lokalit Françesko Dushku, 32 vjeç pas një konflikti të çastit. Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendgjarje kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policie, të cilët kanë ngritur postoblloqe në disa pika kyçe të zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit të plagosjes.