Maskat grabisin dyqanin e hidrosanitareve në Vorë, policia vihet në kërkim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2013, 21:25
Sërish grabitje në kryeqytet. Mbrëmjen e sotme dy persona të armatosur kanë grabitur një sasi parash dhe disa pajisje në një dyqan hidrosanitaresh në Vorë.Sipas policisë dy të rinjtë të veshur me rroba të zeza dhe kapele, kanë hyrë në dyqan dhe nën kërcënimin e armëve kanë mundur të marrin një sasi parash dhe disa pajisje hidraulike, ndërsa janë larguar nga vendngjarja në drejtim të Tiranës me një automjet të zi, tip ‘Audi A4’.Fatmirësisht nga kjo ngjarje përpos dëmit material, nuk ka pasur të lënduar. Forcat e policisë janë vënë në lëvizje për të bërë të mundur ndalimin e dy grabitësve.