Forumi ekonomik Shqipëri-Maqedoni, Berisha: Një treg i përbashkët na bën imun ndaj krizës

Përballë kërcënimit të krizës së Eurozonës, kryeministri Sali Berisha theksoi se duhet bërë gjithcka për të ruajtur rritjen ekonomike. Deklaratën kreu i kabinetit qeveriar e bëri gjatë një forumi me biznesmenë maqedonas, me praninë edhe të kryeministrit Nikola Gruvskin nën tematikën për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Berisha ndër të tjera theksoi se krijimi i një tregu të përbashkët do të bëjë më imune të dy vendet përballë pasojave të krizës, që sipas tij duket se do të vazhdojë për një kohë të gjatë.“Duke krijuar këtë mjedis të përbashkët do ta përballojmë me sukses pasoja ekrizës, duke nxjerrë leksione nga shkaqet e krizës kemi mundësi të bëhemi një lloj Azie në rajonin perëndimor të Ballkanit” theksoi ai.Ndërkaq Kryeministri tha se sëbashku me homologun maqedonas ranë dakord për zgjerimin e të gjitha lidhjeve infrastrukturore, duke shtuar këtu edhe mundësinë për krijimin e një linje hekurudhore , po ashtu edhe shqyrtimin për një linjë energjitike Shqipëri-Maqedoni.Në përfundim Berisha teksa bëri një panoramë të potencialeve dhe resurseve të vendit tonë, i ftoi biznesmenët maqedonas ta marrin seriozisht munhdësinë e investimit në Shqipëri, duke u garantuar kështu të gjithë lehtësirat e mundshme ligjore.“Ne kemi vendosur barrën fiskale ndër më të ultat në botë. Kemi përgjysmuar një seri akcizash dhe tarifash. Shqipëria është një vend me rezerva të jashtëzakonshme energjitike. Shqipëria ka një breg shumë të gjatë , është vendi më malor i Europës dhe ka disa nga potencialet më të shkqëlqyera turistike, vendi është shumë i pasur me minerale. Maqedonia do të ketë të gjitha lehtësirat në portet tona, ndaj ju ftoj të nderuar biznesmenë ti vlerësoni seriozisht investimet tuaja në Shqipëri” u shpreh Kryeministri.Nga ana e tij kryeministri maqedonas Gruevski vlerësoi gjithashtu gjatë fjalës së tij marrëdhëniet ekonomike mes dy shteteve.