Eksportet "Made in Albania" pësojnë ulje krahasuar me një muaj më parë
Eksportet “Madein Albania” pësojnë ulje në krahasim me një muaj më parë. Sipas raportit të INSTAT ne tetor 2012 u eksportuan 19 miliardë lekë mallra, me ulje 1.1 përqind në krahasim me shtatorin 2012.Kjo ka sjellë si rezultat edhe një rritje të deficitit tregtar të vendit me 0.7 përqind, duke treguar kështu një përkeqësim të bilancit tregtar dhe të ecurisë ekonomike.Sipas raportit vihet re se në krahasim me një vit më parë raporti i eksort-importeve ka qenë më pozitiv.Krahasuar me të njëjtin muaj të 2011, eksportet janë rritur me 11 përqind.Në raport vlen të theksohet se importet kanë pësuar ulje me 0.02 përqind në krahasim me shtator 2012 dhe ulje 1.8 përqind në krahasim me tetor 2011.Tregtia me vendet e BE është 67.7 përqind. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Tregtia me Italinë është 42.1 përqind, ndërsa me Greqinë është 7.5 përqind.