Berisha takon presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga
Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, e cila ndodhet në Tiranë me rastin e inaugurimit të shtatores së Hasan Prishtinës.Në takim u vlerësua Hasan Prishtina si një ndër figurat e personalitetet qendrore të lëvizjes së kombit për pavarësi, me kontribut të jashtëzakonshëm si në shpalljen e pavarësisë, edhe në lëvizjet e mëdha për bashkim kombëtar, për liri e dinjitet, vlerat e virtytet e kombit, që hodhën themelet për të ardhmen europiane të shqiptarëve.Në takim u ritheksua rëndësia e madhe për të gjithë shqiptarët që të vërtetat e kombit, kontributi dhe vepra e burrave e grave të shquara të tij, që, për shkak të historisë së dhimbshme të shqiptarëve që përjetuan ndarje, copëtime të padrejta, diktaturën, u shtrembëruan, u dogmatizuan dhe u lanë në harresë, të dalin në dritë të diellit, për t’i shërbyer brezave që vijnë.