3 ligjet, Topalli: Rama, karshillëk shqiptarëve

Një ditë pasi komisioni  jashtëm i Parlamentit Evropian miratoi rekomandimin e Komisionit Evropian për dhënien e statusit të vendit kandidat  Shqipërisë, kryetarja e kuvendit  Jozefina Topalli ka ftuar opozitën që të ndjekë këtë shembull të unionit  për  të votuar tre ligjet e integrimit. Zonja Topalli tha se opozita duhet ti votojë ligjet e cilësuara jo si dhuratë për 100 vjetorin e pavarësisë por si një detyrim ligjor  që ajo ka ndaj shqiptarëve."Jam besim plotë se rezoluta e miratuar nga komisioni i jashtëm  do të gjejë mbështetjen edhe nga Parlamentit Evropian. Por, ky akt vlerësimi nuk më largon dot nga shqetësimi i thellë që ndiej për pengesa që i vijnë procesit nga brenda Shqipërisë. Ato janë të pa justifikueshme, ato janë të padrejta, ato janë të dëmshme, ato duhet të ndërpriten menjëherë. Tre ligje presin të miratohen në Kuvend, tre ligje të cilat Komisioni Evropian, komisioni i jashtëm i Parlamentit Evropian, dhe sigurisht Parlamenti Evropian i identifikojnë si të rëndësishme  në procesin tonë të reformave. Prandaj  ata kërkojnë një zëri që ne t’i miratojmë ato. Pa kushte  dhe pa vonesa! Duke votuar këto tre ligje, Parlamenti kryen detyrën. Refuzimi për të votuar tre ligjet është karshillëk ndaj Shqipërisë  dhe shqiptarëve. Prandaj gjej rastin si Kryetare e Kuvendit të përsëris thirrjen time për  zotin Rama,  për votimin e këtyre tre ligjeve. Nuk ia kërkoj si dhuratë për 100 vjetorin e Pavarësisë, ia kërkoj si detyrë, detyrë ndaj shqiptarve të cilët e mbajnë në politikë” tha Topalli.Këtë të enjte komiteti i Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian miratoi me 61 vota pro, 1 kundër dhe 2 abstenime, projektrezolutën për Shqipërinë.