FSHZH, projekt për ndriçimin e kalave
Kalaja e e Krujës, Elbasanit, Beratit, Lezhës, Kaninës, Gjirokastrës, Shkodrës, Prezës dhe Petrelës nuk do të jenë në terr të plotë në këtë 100 vjet pavarësi.Nëpërmjet një projekti të veçantë të Fondit shqiptar të zhvillimit, kalatë do të ndriçohen për të mirëprituar të gjotha ata që do ti vizitojnë si dëshminë të së kaluarës historike.Sistemi ndriçues në muret e tyre por edhe në brendësi do të jap një pamje duke ndezur vlerat historiko-kulturore të vendit. Në realizimin e këtij projekti, FSHZH po bashkëpunon ngushtë me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si edhe me njësitë e qeverisjes vendore që kanë në territorin e tyre këto kala.Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit ishte i pranishëm në disa kala për të parë nga afër instalimet e sistemit ndriçues.Fondi Shqiptar i Zhvillimit vitet e fundit ka shtuar investimet e tij në mbështetje të promovimit dhe rritjes së aksesit në objektet e trashëgimisë kulturore dhe historike për ti dhënë më shumë rendësi këtyre objekteve e vendeve në këtë përvjetor pavarëisë.Të tilla janë investimet e kryera në rrugët për në Kalanë e Prezës, Kalanë e Skënderbeut (Kepi i Rodonit), Kalanë e Drishtit, Kalanë e Petrelës, Kalanë e Kaninës, qytetin antik te Antigonese, Finiqit, Bylisit etj,.