Çështja e Fierit, Berisha: Mocioni, rruga më demokratike
Vota pro e PE për dhënien e statusit të kandidatit për Shqipërinë një ditë më parë, ishte një rast që kryeministri Sali Berisha të shtonte dozën e akuzave ndaj kryesocialistit Edi Rama për bllokimin e integrimit.Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski, kreu i qeverisë nuk nguroi të hiqte një paralele për pengimin e procesve integruse të dy vendeve, por që në rastin e Maqedonisë tha ai bllokimi vjen nga një faktor i jashtëm, që është Greqia, ndërsa Shqipërisë e keqja po i vjen nga brenda.Kryeministri tha se mospërfshirja e çështjes së qarkut Fier në rezolutën e PE, tregon se për ndërkombëtarët 3 ligjet nuk mund të barazohen me Fierin."Dje në Parlamentin Europian është votuar për rekomandimin e këtij institucioni kryesisht të BE-së për statusin kandidat. 50 nga 61 deputetët e PE-së votuan që Shqipërisë ti jepet statusi vetëm një deputet abstenoi. Do doja që Rama ta lexonte këtë votim. Ajo rezolutë duhet të kishte disa nene për Fierin por zoti Rama ka marrë një përgjigje të prerë që nuk shohin asnjë lidhje mes Fierit dhe miratimin e 3 ligjeve në parlament që Rama i bllokon. Ne në interesin më të mirë kemi ofruar zgjidhjen më të plotë mocionin për të gjithë këshilltarët. Fakti që mocioni nuk pronohet dhe tërheqja nga gjykimi dëshmojnë që tani ata janë të kënaqur që përmbushën misionin. Unë sërish mbetem tek mocioni si rruga më demokratike” tha Berisha.Përtej deklaratave politike, në konferencën me kryeministrin maqedonas që ndodhet në vendin tonë në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë, dy homologët vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve që kanë një të ardhme të përbashkët, BE-në.Por përtej kësaj, në raportet mes tyre, siç tha kryeministri maqedonas, kanë ende plagë për të shëruar, që rrjedhin nga mangësitë në respektimin e Marrëveshjes së Ohrit, pakti që 11 vite më parë synonte bashkëjetesën mes shqiptararëve dhe maqedonasve"Kaluam një kohë të gjatë nga ky konflikt por plagët janë ende të hapura. Duhet të jemi të vëmendshëm për të mos lënduar ndejnjat e njërës palë apo tjetrës. Në partinë e koalicionit bashkimi demokratik për integrim bëjmë çmos për të mbajtur marrëdhënie të mira mes 2 etnive. Edhe ne si gjithë bota kemi dallime dhe mosmarrëveshje, por të gjitha këto duhet ti zgjidhim me dialog” tha Gruevski.Dy kryeministrat nënshkruan edhe dy marrëveshje për njohjen e lejeve të drejtimit të mjeteve dhe hapjen e një pike të re kufitare Trebisht-Xhebisht.Kreu i qeverisë së Maqedonisë u prit edhe nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani dhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.