Bode, Buxheti i 2013-ës i fokusuar te rritja e investimeve

Kalimi i limitit të borxhit publik nga 60 përqind në 62.6 përqind ka qenë një prej temave më të diskutuara në komisionin e ekonomisë dhe të financave.Kreu i financave Ridvan Bode gjatë prezantimit të projektbuxhetit  2013 shpjegoi se  rritja e investimeve me 5 përqind për ti dhënë nxitje ekonomisë do të  ndikoj në nivelin e borxhit publik.Ndërkohë që nënkretarja e komisionit të ekonomisë Mimi Kodheli  e përcaktoi si papërgjegjshmëri rritjen e nivelit të borxhit ndërkohë që FMN ka kërkuar që të mos tejkalohet niveli 60 përqind.Pas këtyre akuzave ka reaguar ministri i financave i cili u shpreh se rritja e nivelit të borxhit po vjen si rezultat i ngërcit në sektorin energjitik. Sipas Bodes nuk mund që të lihen qytetarët pa energji.Ministri Bode nënvizoi  se  do të synohet të ruhen ekulibrat makrofinanciar  gjatë fushatës zgjedhore. Pikërisht nën këtë drejtim parashikohet që të mos ketë investime të reja por shlyerje të kontratave të prapambetura dhe vazhdimin e atyre projekteve që janë në proces e sipër.