100 vjetori, FRESSH ndan flamuj në Mirditë

Të rinjtë eurosocialistë të Mirditës kanë jetësuar nismën për ngjyrimin e qyteteve të tyre me ngjyrat kuq e zi të flamurit, duke dhuruar për cdo familje një flamur.Kjo iniciativë mbresëlënëse e cila është mbështetur edhe nga kryetarja e FRESSH Elisa Spiropali  ka ardhur si një dëshirë për të kontribuar në këtë përvjetor të 100 të shpalljes së pavarsisë, si një homazh për figurat e ndritura të kombit tonë që kontribuan për vendin e tyre.Kreu i FRESH në Mirditë Adrian Leka ka bërë të ditur se kjo është mënyra më e mirë për tu thënë gjithë qytetarëve gëzuar këtë festë, ndërsa ka sjellë në vëmendje harresën ndaj dy figurave të momentit të shpalljes së pavarsisë si Dom Nikoll Kaçorri dhe Luigj Gurakuqi.Duke iu referuar iniciativës së të rinjve socialistë të mirditës, kryetarja e fresh Elisa Spiropali ka deklaruar se patriotizmi nuk është simbol urrejtje, por dashuri për atdheun, ndërsa ka shtuar se janë të rinjtë ata që kërkojnë një rilindje shqiptare.Plot 1 mijë flamuj janë shpërndarë falas në qytetet e Rrëshenit dhe Rubikut nga të rinjtë socialistë të Mirditës,duke i dhënë më shumë atmosferë festimeve për 28 Nëntorin, pavarsinë e vendit.