Vlorë, “Zbatica” prangos dy trafikantë të lëndeve narkotike

Strukturat e Sektorit Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda Vlorë kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Z B A T I C A” për kapjen e personave të shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike, përkatësisht:1.Gazmir Mehmetaj, vjec 39 dhe;2.Mehdi  Beqiraj, 34 vjec, të dy banues në Vlorë.Këta dy persona dyshohet në bashkëpunim me njëri-tjetrin më datë 14.06.2005 kanë tentuar të trafikojnë një sasi prej 300 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë e cila është sekuestruar nga Policia në qytetin e Vlorës ndërsa autorët i kanë shpëtuar arrestimit.Gjithashtu këta dy shtetas dyshohet se kanë bashkëpunim të ngushtë me organizata kriminale në Itali, dhe dyshohen si të përfshirë në disa raste të trafikimit të sasive të mëdha të lëndëve narkotike të ndodhura kohët e fundit në qytetin e Vlorës.Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë dhe agjensi të tjera ligjzbatuese vazhdojnë hetimet intensive për të kapur dhe për të vënë përpara përgjegjsisë ligjore të gjithë personat dhe grupet kriminale të përfshira në trafikim lëndësh narkotike, si prioritet i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme.Ndërkaq po sot Sektori i Hetimit dhe Parandalimit të Krimit ka vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim:Kujtim Mecani, vjec 53, banues në Vlorë.Ky shtetas më datë 12 nëntor 2012, për motive të dobëta ka plagosur rëndë shtetasin me iniciale E F. Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë për "Plagosje e rëndë me dashje" parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.