KQZ, rrëzohet akti për shpërndarjen e mandateve
Komisionin Qëndror i Zgjedhjeve nuk arrin të kalojë testin e parë për shpërndarjen e mandateve për zgjedhjet e ardhshme.Projekt akti i cili kërronte 5 vota për tu kaluar paramishit arriti të merrte vetëm 4 prej votave të anëtarëve të KQZ-së duke bërë që shpërndarja e mandateve të mos miratohet edhe në kufijtë kohor ligjor.Qëndrimi i anëtarëve të opozitës në komision është justifikuar me faktin se informacioni i kërkuar nga ministria e brendshme nuk është i plotë.“Kërkoj të jem i bindur për materialet mbi të cilin do të japë votën. I kërkova Ministrisë të dhënat jo si person i thjeshtë por si anëtar i KQZ-së. Ministria na ktheu një përgjigje se nuk mund të na i japin sepse kanë të bëjnë me të dhëna personale dhe nuk ua lejon ligji ti japin. Kjo nuk është përgjigje. Është një përgjigje formale që nuk jep informacionin e kërkuar. Legjislacioni i mundëson anëtarit të KQZ-së marrjen e informacionit” tha nënkryetari i KQZ-së Denar Biba ndërsa shtoi se do të vijojë të kërkojë informacion nga Ministria e Brendshme.Në këto kushte Partia Demokratike pritet që të ankimojë këtë vendim të KQZ-së në kolegjin zgjedhor, ku pritet ti kërkohet kolegjit që të miratojë projktaktin për shpërndarjen e mandateve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.