Elbasan, 4 të arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe vrasje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2012, 09:06
Policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e 4 personave ku tre prej tyre akuzohen për armëmbajte pa leje dhe 1 për vrasje në bashkëpunim.Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Paqësor Gorellari, Nertil Jaçe dhe Jugert Jaçe pasi në automjetin me të cilin udhëtonin u kapën një sasi armatimi.Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë në Prrenjas pasi gjatë kontrollit në automjet u gjetën 12 pistoleta,një pushkë dhe 500 fishekë.Gjithashtu policia e Elbasanit ka arrestuar edhe 36-vjeçarin Ilia Pire, banues në Kosovë të Madhe në Belsh.36-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë ka vrarë shtetasin Bilbil Hila, vrasje kjo e ndodhur në vitin 2003 në Greqi.