Tiranë, i vunë gjobë një biznesmeni, arrestohen 4 persona

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e 4 persona të cilët akuzohen për "Shtrëngim me anë kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie".Zëdhënësja e policisë së tiranës Alma Katragjini deklaroi se janë arrestuar shtetasit Ervin Mustafa Gjana 22 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale " Të mbajtjes pa leje të armëve dhe mundicioneve luftarake" , Altin Sazan Dardha 22 vjeç, Rustem Zenel Koçi 21 vjeç, i dënuar më parë për "Plagosjes së rëndë me dashje" dhe Ravjola Xhelal Lila 24 vjeçe.Arrestimi i tyre u realizua pas një pune profesionale dhe proceduriale hetimi, ku këto shtetas kanë shtrenguar me anë të kanosjes për dhënie pasurie shtetasin Juland.M, 36 vjec, kundrejt shumës së parave prej 100.000 eurove.Kapja e këtyre shtetasve u bë  dje në mesditë në rrugën "Bardhok Biba", nga Seksioni Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe Armë në bashkëpunim me Sektorin Operacional të Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë.Gjatë kontrollit të ushtruar jane gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre telefona celularë me të cilët dyshojet se këto shtetas kanosnin nëpërmjet telefonatave dhe mesazheve shtetasin Juland.M.