Përurohet monumenti kushtuar Hasan Prishtinës

Përveçse në Shkup, patrioti Hasan Prishtina do të kujtohet në Tiranë nga kjo shtator në nder të tij  e vendosur përbri muzeut Historik Kombëtar. Pa llogaritur bazamentin shtatorja ka një lartësi prej 3 m e 20 cm e derdhur në bronz dhe autori i saj është Artan Peqini. Në përurimin e shtatores ishte e pranishme edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.“Sot në 100 vjetorin kam nderin të përuroj shtatoren e atdhetarit, ideologut dhe organizatorit të kryengritjeve për liri dhe pavarësinë e vendit, këtij burrështatasi, ministri e kryeministri, që e donte përparimin e popullit që e dha pasurinë për shkollën shqipe, që jetoi në veprimtari për ta bërë vendin shtet dhe popull të lirë të Evropës. Ne sot nderojmë veprën e Hasan Prishtinës, të  njeriut që gjithë jetën jetoi me veprimtarinë për ta bërë Shqipërinë shtet të lirë të Europës.  Ne po i nderojmë të gjithë veprimtarët që nuk kërcyen asgjë nga vetja për ta bërë relale lirinë dhe pavarësinë e vendit” tha Jahjaga.Ndërsa Kryeministri Berisha e cilësoi Hasan Prishtinën si arkitektin e Shqipërisë etnike. "Sot për kryeqytetin e shqiprisë është një ditë e shënuar pasi vendoset këtu apo kthehet  në Preshevën e Shqipërisë arkitekti i Shqipërisë etnike, arkitekti i pavarësisë së Shqipërisë, burri i madh që shkriu jetën e tij për bashkimin e trojeve shqiptare, për pavarësinë e Shqipërisë, për dinjitetin e shqiptarëve. Hasan Prishtina në veprën e tij me të gjithë përkushtimin e tij u shndërrua në flakmbajtësin e idealit të madh të Lidhjes së Prizrenit. Ai udhëhoqi lëvizjet më të mëdha që shqip kanë pasur në kohërat moderne. Përfaqësuesi i Shqipërisë në parlamentin e perandorisë osmane është zotuar se do bënte gjithçka për Shqipërinë etnike” tha Berisha.Hasan Prishtina ka lindur më 1873 në Vushtri dhe ka ndërruar jetë më 14 gusht  1933 në Selaknik. Hasan Prishtina është zgjedhur tri herë deputet në Parlamentin osman si përfaqësues i Vilajetit të Kosovës në Prishtinë, të cilin e mbrojti të drejtat kombëtare të shqiptarëve.Prishtina ishte patriot e demokrat revolucionar i shquar që luftoi për lirinë e pavarësinë e atdheut, dhe për çlirimin e Kosovës nga zgjedha serbomadhe dhe bashkimin e saj me shtetin shqiptar.