Vrasja e të riut në Mat, "arrest në burg" për dy autorët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2012, 12:50
Gjykata e Matit ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për 2 autorët e dyshuar të vrasjes së 23-vjeçarit Fatjon Barmeta.Trupi gjykues ka vendosur të lërë në burg shtetasit Astrit Boja dhe Përparim Cani të cilët akuzohen për vrasjen dhe më pas groposjen e 23-vjeçarit.Pas dhënies së vendimit, Astrit Boja ka deklaruar se para gjykatës se vrasjen e Fatjon Barmetës e kryen vëllai i tij Përparim Boja dhe Fation Cani.Fatjon Liman Barmeta, 23 vjeç, punonte kamerier në lokalet e qytetit, ndërkohë që banonte buzë lumit të Matit, afro një kilometër larg Klosit.Trupi i pajetë i të riut u gjet i groposur disa ditë më parë pranë lumit të Matit, disa kilometra larg Klosit. Dyshohet se 23-vjeçari është mbytur dhe më pas të jetë groposur. vijon..