Tirana Art Koloni, ekspozitë në UET në prag të 100 vjetorit të pavarësisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2012, 22:57
Tirana Art Koloni me anë të pikturave të ekspozuara në ambientet e UET shprehu një dimension origjinal dhe individual të secilit prej pjesëmarrësve të saj.Kjo bashkësi artistësh, të cilët jetojnë në vende të ndryshme, paraqitën në veprat e tyre mjedisin nga vijnë, por edhe specifikat e çdo krijuesi. Organizatorja, Urjona Davidi, theksoi vlerat e punës së përvitëshme të TAK dhe risin e saj.Po ashtu drejtuesi i UET-së, Henri Cili, mbështeti këtë ekspozitë dhe bashkëjetesën e këtij universiteti me artin, në të cilin tashmë është hapur edhe dega e re e dizanjit.Kjo ekspozitë me vepra të një fryme bashkëkohore, e cila organizohet në prag të jubileut të pavarësisë, mblodhi shumë artistë dhe personalitete të artit e kulturës.