Sequi: Sistemi i drejtësisë në Shqipëri, me mangësi

Sistemi i drejtësisë në Shqipëri vazhdon të ketë mangësi. Kjo ishte deklarata e ambasadorit të BE-së në Tiranë Etore Sequi gjatë seminarit ndërkombëtar në fushën e inspektimit të gjyqtarëve.Sipas  diplomatit Europian ekzistenca e dy inspektoriateve që kontrollojne punën e gjyqtarëve një e KLD-së dhe një e ministrisë së drejtësisë krijon mbivendosje kompetencash.Ndërsa për ministrin e drejtësisë Eduard Halimi ka ardhur koha që puna e gjyqtarëve të monitorohet dhe të kontrollohet,ku ai iu referua edhe rasteve të fundit të diskutuara në KLD për gjyqtarë që kanë kryer shkelje.Ky seminar ndërkombëtar mbi praktikat e mira europiane në fushën e inspektimit të gjyqtarëve u organizua me mbështetjen e ambasadave të Italisë, Francës, Spanjës dhe misionit Euralius. Synimi i këtij seminari ishte shkëmbimi dhe implemetimi i praktikave europiane në inspektoriatet e KLD dhe ministrisë së drejtësisë.