Spahiu apel Presidentit: Kryeprokurori të zgjidhet sipas Kushtetutës

Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu i ka bërë apel presidentit Bujar Nishani dhe klasës politike që të mos emërojnë prokurorin e ri të përgjithshëm me procedurë antikushtetuese.Në një deklaratë për mediat, Spahiu paralajmëron se nëse AK vjen në pushtet  do shkarkojë Prokurorin e zgjedhur në shkelje të Kushtetutës.“Aleanca Kuqezi do të shkarkojë çdo prokuror që do të zgjidhet kundër Kushtetutës dhe Kuvendi i ardhshëm kuq e zi do ta largojë prokurorin e ri” tha Spahiu.Ndërkohë, kreu i kuqezinjve ka akuzuar kryprokuroren  Ina Rama se dështoi në hetimin e kryeministrit Berisha si dhe nuk arrestoi asnjë ministër.“Ina Rama duhet ta akuzonte Berishën për tradhti dhe krime të tjera” shtoi Spahiu.