Meta në Pogradec: Politika, të përmbushë kërkesat e BE-së
Interesat e ngushta partiake nuk mund të vihen mbi ato të integrimit. Në këtë mënyrë duke apeluar palët politike për të bashkëpunuar dhe për të nmiratuar ligjet e integrimt, kreu i LSI-së Ilir Meta tha se është koha për bashkëpunim për rrugën integruese të vendit.“Ne nuk kemi në dorë të ndryshojmë të tjerët por të sillemi si forcë politike europiane, të përmbushim të gjitha detyrimet për t`ju përgjigjur kërkesave të BE-së, për t`ju përgjigjur kërkesave dhe interesave të shqiptarëve dhe jo axhendave të ngushta partiake dhe elektorale. Ne duan një Shqipëri europiane që qëndron fort te kujtimi i të parëve tanë, tek kujtimi i atyre që ngritën flamurin në Vlorë” tha Meta.Ndërkaq kreu i LSI-së tha se forca politike që ai kryeson do të punojë për të merituar anëtarësimin në Bashkimin Europian, pavarësisht nga vonesave të papërgjegjëshme të politikës.Deklarat e tij kreu i LSI-së i bëri në Pogradec gjatë një takimi me strukturat drejtuese dhe simpatizantët e LSI-së në këtë qytet. Gjatë fjalës së tij Meta vlerësoi gjithashtu edhe kontributin e patriotëve të qytetit të Pogradecit për pavarësinë e Shqipërisë dhe luftën nacional-çlirimtare."Të rinjtë do të fillojnë të ecin përpara me një Shqipëri anëtare të NATO-s, me një Shqipëri ku qytetarët udhëtojnë pa viza, në një Shqipëri e cila i ka të gjitha potencialet për të qënë jo vetëm një vend i zhvilluar duke u bazuar te resurset tona natyrore dhe njerëzore. Ne duhet të ecim më shpejt për zhvillimin e Shqipërisë, për integrimin europian. Kujtojmë sot patriotët që shpallën pavarësinë, kujtojmë rilindasit tanë për të cilët Pogradeci kanë një kontribut të jashtëzakonshëm që zgjuan kombin tonë duke mbërritur në 28 nëntor” tha Meta.