Berisha-Gruevski: Bashkëpunim për integrimin e dy vendeve në BE
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski viziton sot Tiranën, me ftesë të Kryeministrit Berisha, në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë.Ai është pritur në një ceremoni zyrtare nga kryeministri i vendit Sali Berisha. Pas ekzekutimit të himneve të dy shteteve, dy kryeministrat kanë zhvilluar një takim kokë më kokë, i cili do të pasohet me bisedimet mes dy delegacioneve.Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se me homologun e tij maqedonas është rënë dakort për njohjen e lejeve të drejtimit në të dyja vendet dhe për hapjen e një pike kufitare Trebish-Xhepisht.Ai ka theksuar se një çështje e rëndësishme është edhe bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve për proceset e integrimit europian."Maqedonia mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe sheh me interes hapat e bëra në këtë drejtim. Ne diskutuam për intensifikimin e lidhjeve në çdo fushë dhe ramë dakort të bëhen përpjekje të përbashkëta për korridorin 8, për linjat e tensionit të lartë, për kompletimin e rrugës së Arbrit, lidhjen hekurudhore. E sigurova kryeministin se qeveria do të mbështesë interesin e Maqedonisë për projektin e gazësjellësit TAP që vjen nga Azerbajxhani" tha BerishaNjë tjerër çështje e diskutimeve, sipas kryeministrit Berisha ishte edhe çështja e shqyrtimit të lirive dhe të drejtave të qytetarëve me origjinë shqiptare dhe maqedonase në të dyja vendet."Ne vlerësojmë shumë rolin e shqiptarëve në paqen,stabilitetin e Maqedonisë, kontributin e tyre në këtë drejtim. Ne shohim me interes progresin e këtij vendi dhe shoqërisë multietnike si një rast unik dhe një shembull në Ballkan. Unë e gantova kryeministrin se në Shqipëri qytetetarët kanë të drejtë të deklarohen për etnicitetin që ata dëshirojnë. Shqipëria bën çdo gjë për të vendosur standartet më të mria të Kopenhagenit për të drejtat e minoriteteve” shtoi Berisha.Nga ana e tij, kryeministri Gruevski ka theksuar se e ardhmja e dy vendeve është në Bashkimin Europian dhe të dyja vendet do të bashkëpunojnë për të bërë të mundur realizimin e këtij procesi.Në kuadër të kësaj vizite do të zhvillohet edhe Forumi i Bashkëpunimit Ekonomik Shqipëri-Maqedoni. Forumi do të përshëndet nga dy kryeministrat Berisha dhe Gruevski.Axhenda zyrtare e zotit Gruevski përfshin edhe takime me Presidentin e Republikës Bujar Nishani dhe Kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli.