Koncert me romanca shqiptare për 100 vjetorin në Universitetin Kristal
Koncerti vocal me arie dhe romanca shqiptare e performuar në sallën e Teatrit në UK, na solli ndër mënd të gjithë kompozitorët e artistët shqiptarë që i dhanë jetë muzikës sonë.Në këtë 100 vjetor, ishte UK i cili kujtoi me anë të performancave të solistëve dhe studentëve të tij, kontributin e kompozitorëve të mirënjohur Cesk Zadeja, Feim Ibrahimi, Kristo Kono dhe Prek Jakova.Dekani i Fakultetit të Arteve, Gëzim Panariti, në hapjen e koncerit dhe inagurimit e teatrit, theksoi vlerat e artistëve dhe mundësinë për tu bërë të tillë në këtë fakultet.16 sonatat e këtij koncerti përcollën atmosferë për të gjithë të ftuarit, Presidentin, Rektorin dhe Dekanëve të fakultetit. Ky fakultet në dhuratën e tij për këtë jubile, përfundoi me ekspozitën fotografike "Shqipëria dhe Shqipëtarët në fotografi".Kjo ekspozitë përcolli vlerat e tyre nëpërmjet aparatit fotgrafik të mjeshtave, Pjetër Marubi, Kristaq Sotiri, Dede Jakova e të tjerë.