Statusi, Toçi: S’rrotullohet rreth 3 ligjeve, por në terësinë e reformave

Në Shqipëri nuk ka mungesë ligjesh, por mozbatim të tyre. Teksa ka shprehur shqetësimin për formalitetin e ligjeve në vend, deputeti i PS-së, Fatmir Toçi në RTV Ora News tha se Shqipëria nuk po integrohet në BE jo se bllokon opozita, por se vendi ka probleme shumë të mëdha në plotësimin e kushteve të vëna nga BE. Duke mbetur tek tre ligjet me shumicë të cilësuar, deçisive për marrjen e statusit kandidat, ai shpjegoi se realisht bëhet fjalë vetëm për një ligj, atë të gjykatës së lartë, për të cilin Toci tha se është absurde që opozita të japë votën për kalimin e tij, sa kohë mazhoranca nuk njeh dhe as zbaton vendimet e gjykatave.“Nuk ka njeri në Shqipëri që të mos jetë shprehur, apo që nuk përbetohen për integrimin e Shqipërisë. Kushtet duhet të plotësohen nga politika dhe në mënyrë të vecantë nga qeveria. Nëse i shikojmë me qetësi përtej retorikës së mazhorancës do shohim se një pjesë e tyre sjanë plotësuar, përpos tre ligjeve me 3/5. Rezoluta e miratuar sot nga PE thotë dukshëm që sjanë plotësuar një pjesë e tyre, sidomos transparenca e zgjedhjeve, ndërkohë që e gjithë frika është përqëndruar në zgjedhjet 2013. Janë tre ligje, por në fakt bëhet fjalë vetëm për një ligj atë të gjykatës së lartë, ne jemi të bindur se ska arsye ta kalojmë kur këto ligje nuk zbatohen. Ligjet janë formale, nuk zbatohen. Korrupsioni në përmasa galopante ka depërtuar në cdo qelizë të këtij vendi. Pavarëssiht nga deklaratat e Kryeministrit, dy ligjet skanë ardhur akoma në parlament janë ende në komisione. Ne nuk po integrohemi sepse ky vend ka problem shumë të mëdha në plotësimin e kushteve të vëna nga BE. Shumica e popullësisë , kryesisht në fshatra po jetojnë në kushte natyrore. Nuk ka asnjë rrugë që është e përfunduar në këtë vend, janë të përfunduara në letër dhe fatura financiare, por kaq” tha ai.E sic ndodh rëndom, në respekt të një tradite të krijuar gjatë këtyre viteve, opozita dhe mazhoranca nuk ndahen vetëm për ligjet në parlament por edhe në festime, madje edhe në kremtimin e këtij viti jubilar që pritet të mbledhë shqiptarët anekënd botës. Mes Tiranës apo Vlorës, më 27 apo 28, opozita tashmë e ka paralajmëruar prezencën e saj në Vlorë me 28 nëntor, ndërsa Toci e konsideron lindjen e këtij debati një strategji të mazhorancës, e cila ka marrë jetë që pas ’90 me qëllimin e vetëm sipas tij spostimin e Vlorës dhe figurës qëndrore të kësaj ngjarje historike, babait të kombit Ismail Qemaili.“Është një fat i madh që përjetojmë një ngjarje të tillë. Dëshira e shqiptarëve është të kishin pasur ndryshime rrënjësore në zhvillimin e demokracisë në vend. Politika ka ndryshuar shumë pak. Patëm një debat të madh lidhur me festën e clirimit 28 apo 29 e që është ende e pazgjidhur. Sot kemi një debat tjetër, pavarësia me 27 apo 28, festime në Tiranë apo në Vlorë, gjë që ska ndodhur në 100 vjet. Për fat të keq kjo vjen nga politika, nga Kryeministri i vendit që kërkon të bëjë protagonistin edhe në fusha që si takojnë. Është një strategji e tij, nuk është e paqëllimshme, u spostua Vlora dhe figura e babait të madh të kombit, Ismail Qemaili. Ka një irritim mjaf të madh në Shqipëri, por edhe në të gjitha trevat shqiptare spostimi i Vlorës në këto festime. Sigurisht data 28 është lënë që të bëhet ceremonia shqiptare, por janë të gjitha tendecat për ta anashkaluar dhe kaluar tranzit. Është një përjekje që pas ‘90, që kur PD e mori pushtetin në 2005. Është një përpjekje për ndryshimin e historisë dhe rivlerësimin e figurave. Një protagonizëm i tillë politik ndodh vetëm në Shqipëri, jo vetëm për pavarësinë por edhe për ngjarje të tjera. Të gjithë shqiptarët me 28 duhet të jenë në Vlorë, duhet ta festojnë ashtu sic duhet këtë vit jubilar, padyshim që PS do jetë në Vlorë” u shpreh deputeti Toçi.E përtej të qënit deputet, në cilësinë e botuesit, zoti.Toci ka vleresuar me nota maksimale panairin e librit, por konstatoi me keqardhje se ndonëse numri i vizitorëve ishte shumë i madh, realisht blerës të librit kishte shumë pak.“Më erdhi mirë që ruhet tradita me mbajtjen e këtyre panaireve, me performacë bashkohore. Kishte shumë vizitorë, por pak nga ato që blenin libra, kjo është një këmbanë alarmi për Ministrinë e Kulturës, e cila duhet të ndërmarrë politika, në mënyrë që t’ua ofrojë këto libra në rrjetet e bibliotekabve të vendit.