"Unë jam Gegë", promovohet libri i Mustafa Nanos
Publicisti Mustafa Nano ka mbledhur në nje ceremoni të veçantë personalitete të shumtë të elitës kultore dhe publistikes në kryeqytet.Adhurues të penës së tij, miq e dashmamirës të Mustafa Nanos ishin në promovimin e librit që mban një titull disi intrigues, për vetë faktin se autori është i lindur në jug të Shqipërisë dhe sjell për lexuesit një libër që mban titullin "Unë jam Gegë”.Kjo ndoshta ishte edhe arsyeja që edhe Primo Shllaku mori përsipër të shkruante parathënien prezantuese të këtij botimi.Ndërsa vetë publisti përmes emocionesh rrefen diçka për këtë botim të tijin, i cili kësaj radhe vjen përmes shtëpisë botuese “UET PRESS”.Ndërsa janë të shumtë ata që blejnë librin dhe presin të marrin autografe nga autori, ne e shkëputëm vetëm për pak çaste për të marrë impresionin e një shqiptari të toskërisë që me këtë botim vjen si gegë.Pjesë e kësaj ceremonie ishin personalitete të rëndësishme të jetës artistike dhe politike në vend.