Gjosha: Do plotësojmë reformat për marrjen sa më parë të statusit kandidat në BE

Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, priti në një takim pune Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Lituanisë, Linas Linkevicius, dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Titus Corlatean.Ministrja Gjosha i falenderoi për vizitën dhe mbështetjen që këto dy vende i japin vendit tonë në rrugën e Integrimit Evropian, dhe theksoi se prioritet i punes se Ministrisë që ajo drejton mbetet realizimi i reformave të rëndësishme për marrjen sa me parë të statusit të vendit kandidat në BE.Duke vlerësuar experiencën e dy vendeve në Integrimin Evropian, znj Gjosha shtoi se cdo ndihmese në këtë sektor eshte e mirepritur ne Shqiperi. Duke patur parasysh qe Lituania merr dhe presidencën e radhës ne BE, intesifikimi i marrdhënieve mes dy vendeve do të ndihmonte dhe më tej në procesin e integrimit të Shqipërise në BE.Ministri i Jashtem i Lituanisë premtoi mbështetjen e vendit dhe qeverisë së tij per projekte të ndryshme dhe asistencë teknike përgjate fazës së permbushjes së standarteve të kërkuara nga BE për Shqiperinë.Ministri i Jashtem i Rumanisë z. Titus Corlatean vleresoi punën që po bën Shqiperia në procesin drejt integrimit në BE.Ministrja Gjosha dhe z Corlatean gjate bisedës u ndalën dhe tek rendësia e klimës pozitive në parlament dhe bashkëpunimi e dialogu me opozitën.Në përfundim, dy Ministrat e Jashtëm thanë se janë në pritje të publikimit të Progres Raportit duke shpresuar që ai të jetë pozitiv për Shqipërinë dhe t’i asaj japë statusin e vendit kandidat.

Takim i Ministres së Integrimit Evropian znj. Klajda Gjosha, me Ambasadorin e Sllovenisë në Tiranë, z. Z.Bojan Bertoncelj

Ministrja e Integrimit Evropian, Znj. Klajda Gjosha, zhvilloi sot në datë 8 tetor 2013, një takim kortezie me Ambasadorin e Sllovenisë në Tiranë, z.Bojan Bertoncelj. Znj. Gjosha e falenderoi Ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme që Sllovenia i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit dhe vlerësoi ndihmën e dhënë në realizimin e projekteve në nivel lokal dhe rajonal.

Znj. Gjosha njohu ambasadorin me ecurinë e procesit të integrimit, përpjekjet dhe punën që po bëhet për realizimin e reformave në një kohë sa më shpejtë.

 Ambasadori i Sllovenisë, z. Bertoncelj e uroi Ministren për detyrën e re si dhe shprehu vlerësimin e tij për angazhimin serioz  të qeverisë shqiptare në përmbushjen e kërkesave dhe standarteve të kërkuara nga BE.