FMN “mbyll” debatin për ekonominë: Rritja 1,7% për 2013, defiçiti arrin në 9.3 mld
Rritja ekonomike për Shqipërinë do të jetë 1.7%. Kjo është shifra e berë publike nga FMN në raportin e fundit të pasqyrës ekonomike globale.Sipas parashikimeve të FMN për vitin 2014 pritet që rritja të përshpejtohet dhe të arrijë në shifrat 2.1%. Ajo që bie në sy në këtë raport është pesimizmi për rritjen ekonomike në aspektin afatgjatë.Çmimet e konsumit pritet të jenë brenda objektivitit të Bankës së Shqipërisë prej 2-4%. Huamarrja neto e qeverisë pritet që të rritet nga 5.5% e PBB-së në 2013-n, në 6.3% në 2014-n, duke qenë shumë më lart se mesatarja e rajonit, prej 2.8% në 2014-n.Të dhënat u bënë publike pas një misioni disa ditor me ekspertë të FMN në Tiranë, ku zhvilluan takime me krerë të insitutcioneve te larta të vendit dhe pane nga afer situaten ekonomike dhe vleresuan pritshmëritë për të ardhmen. Ekspertët e FMN deklaruan ne Tirane se është e pashmangshme rritja e borxhit publik.