Autobusi i Tiranës së Re aksidenton pasagjerët, në pranga drejtuesi i mjetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2013, 17:10
Një autobus ka aksidentuar dy të mitur. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin "Dëshmorët e kombit" në sheshin "Nënë Tereza" ne kryeqytet, ku autobusi i linjës së Tiranës së Re me targë AA 620 AI ka përplasur dy të miturit të moshës 12 dhe 14 vjeç, ndërsa ishte në lëvizje.Pasagjerët e autobusit kanë njoftuar policinë, e cila ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit të transportit publik.Ndërkaq dy të miturit që janë lënduar nga përplasja janë dërguar në spital dhe pas mjekimit që kanë marrë janë përcjellë për në banesat e tyre.Policia ka deklaruar se drejtuesi i autobusit ka qenë në gjendje të dehur.