Strasburgu “mbyll” dosjen Hajdari: Në vrasjen e deputetit u përfshi dhe policia
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka rrëzuar kërkesën e Ismet Haxhisë dhe Jaho Mulosmanit, të dënuarve për vrasjen e Azem Hajdarit, duke u shuar çdo shpresë për të fituar lirinë.Vendimi i 7 gjyqtarëve evropianë ka qenë i prerë: procedurat penale, që çuan në dënimin e oficerëve të rangut të lartë të policisë shqiptare për përfshirje në vrasjen e një politikani ishin të drejta.Gjykata, e ka cilësuar ankesën si të papranueshme, duke gjykuar se nuk ka pasur asnjë shkelje të të drejtave të njeriut gjatë proçesit, ashtu siç pretendonin Mulosmani dhe Haxhia.Duke iu referuar fakteve kryesore, gjykata e Strasburgut kujton se ne mbremjen e 12 shtatorit 1998 Azem Hajdari, deputet i PD-së me nje prej badigardeve te tij u qelluan per vdekje.Menjehere pas vrasjes, kreu i PD-së Sali Berisha beri nje deklarate publike duke akuzuar Mulosmanin per vrasje. Ne lidhje me kete ankese te Mulosmanit per deshtimin e Gjykates Shqiptare per te marre ne pyetje Berishen si deshmitar ne referim edhe te deklarates se mesiperme, Gjykata e Strasbugut nenvizon se ankesa e zotit Mulosmani per dhunim te te drejtes se tij mbi prezumimin e pafajesise, ishte nje manifestim i pabaze.Edhe pse nje deklarate e politikanit qe ishte drejtues i opozites i cili akuzoi Mulosmanin pas krimit, mund te kete patur nje ndikim te vazhdueshem ne ate kohe, pasi ai u akuzua me shume se nje vit me vone, politikani i beri deklaratat si person individual dhe nuk mbante poste publike ne ate kohe.Zoti Mulosmani,- thote Gjykata,- nuk argumentoi se si paraqitja e Berishes ne proçesin gjyqesor do te kishte qene vendimtare per gjykimin.Çështja e ka zanafillën në një aplikim kundër Republikës së Shqipërisë drejtuar Gjykatës, në bazë të nenit 34 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, nga shtetasi Jaho Mulosmani, aplikim i bërë më datën 4 korrik 2003.Sipas Gjykatës, ankuesit pretendonim për një numër shkeljesh të të drejtave të njeriut gjatë proçesit gjyqësor ndaj tyre.Deputeti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari u vra mbrëmjen e 12 shtatorit të vitit, 1998. Jaho Mulosmani eshte shpallur fajtor për vrasjen me paramendim kryer në bashkëpunim të Azem Hajdarit dhe eshte denuar me burg të përjetshëm.Izet Haxhia, fajtor për vrasjen me paramendim kryer në bashkëpunim të Azem Hajdarit, dhe dënimin e tij me 25 vjet heqje lirie, i dënuar në mungesë, fiton azil politik në Turqi, nuk ekstradohet.Gjykimi i çështjeve të Haxhisë dhe Mulosmanit kundër Shqipërisë nuk është përfundimtar, pasi mund të apelohet pranë Dhomës së Madhe të Strasburgut.