Haxhinasto me Sequin: BE, investime në sigurinë rrugore dhe ujësjellësa
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës z. Edmond Haxhinasto priti sot Ambasadorin e Bashkimit Evropian ne Shqipëri, Ettore Sequi. Në takim u diskutua për politikat në sektorin e transportit dhe infrastruktures, masat konkrete qe po merren me qellim qe veprat publike, rrugët dhe gjithe sistemet e tjera te transportit te jene te standarteve më të larte. Por ai terhoqi vemendjen se ndertimi i ketyre veprave duhet te perfundojë një here, dhe ato të ofrojne siguri me te madhe e sherbime me cilesore per qytetarët shqiptare.
“Shpreh vleresim tim maksimal per bashkëpunimin që kemi me Komisionin Evropian dhe vecanerisht per perfaqesuesin e tij ne Shqiperi z.Sequi. Kemi ndarë të njëjtin vision për sfidat qe kemi ne sektorin e transportit dhe infratruktures, sfida qe kane te bejne me standartet e sherbimit dhe infarstruktures, standarteve të legjislacionit, sektore ne te cilin duhet te ecim me shpejt per ta perputhur ate plotesisht me ate te BE, pasi qytetaret shqiptare duhet te marrin vetem sherbime te nivelit dhe te standartit europian”, tha Ministri Haxhinasto.Dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe ne lidhje me infrastrukturen per sa i takon sitemit te ujesjelles kanalizimeve dhe trajtimit te mbetjeve.“Ato janë nje element shume i rendesishem per cilesinë e jetes se qytetareve”, shtoi Haxhinasto.Gjithashtu u diskutua edhe per nje perqasje te re per sa i takon menaxhimit te bashkepunimit financiar, vecanerisht trajtimit te fondeve ne kuader te projektit IPA, e cila do te realizohet nepermjet ndryshimeve perkatese strukturore institucionale, vecanerisht ne drejtim te transparences me te madhe, ne drejtim te nje perqasje, e cila do te beje planifikimin strategjik mbi bazen e impaktit ekonomik dhe social dhe jo mbi bazen e kritereve politike, duke pasur paraysh vetem sherbimin ndaj qytetareve, rritjen ekonomike dhe punesimin e shqiptareve.Ambasadori Sequi falenderoi z.Haxhinasto per angazhimin ne keto sektorë, veçanerisht ne projektet qe jane te financuara nga BE.“Ne e perkrahim vizionin dhe perqasjen e Ministrit per kete sektor dhe premtoj se angazhimi yne financiar do te vazhdojë, sidomos ne projektin IPA 2013”, tha z. Sequi.Me tej ai shtoj se BE do te vazhdojë te financojme per te rritur sigurine ne rruge me nje projekt me vlere prej 2 milion eurosh, si dhe në sektorin e infrastruktures rrugore dhe ujesjellesit me nje fond prej prej 22 milion eurosh.