Naço me drejtorin e SOROS: Bashkëpunim për reformën në drejtësi
Në vijim të takimeve me përfaqësuesit e shoqërisë civile, Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, priti sot në një takim kortezie drejtorin e SOROS në Shqipëri, Andi Dobrushi. Pas urimeve për detyrën e re, z.Dobrushi i parashtroi Ministrit një sërë bashkëpunimesh të mëparshme me Ministrinë e Drejtësisë dhe dëshirën për vijimin e tyre.“Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë- SOROS, gjatë viteve të fundit ka bashkëpunuar me Ministrinë e Drejtësisë si një partner serioz dhe i qëndrueshëm, përmes ofrimit të mbështetjes dhe asistencës teknike në realizimin e një sërë reformash për forcimin e shtetit të së drejtës. Konkretisht, është punuar mbi hartimin dhe rishikimin e Ligjit për të Drejtën e Informimit, Ligjit për Konsultimin Publik, si dhe mbiMonitorimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë, ku kanë punuar ekspertë nga më të mirët. Ne do dëshironim që edhe me ju të vijojmë bashkëpunimin në këto ndryshime, sidomos në hartimin e një Strategjie të re Ndërsektoriale të Drejtësisë, që besoj se do të jetë prioritet i punës suaj.”- u shpreh Dobrushi.Ministri Naço, nga ana e tij, u ndal tek hapat që janë hedhur deri më tani në Ministrinë e Drejtësisë, lidhur me reformat në sistem.“Fokusi ynë i tanishëm janë çështjet që lidhen me korrupsionin dhe reforma ka pikërisht këtëprioritet. Sa i takon ndryshimeve ligjore gjatë reformës, për këtë kam deklaruar edhe gjatë fjalës sime në Parlament, se do të kërkojmë mendimin e ekspertëve vendas dhe të huaj, pa dallim. Do të kërkoj që të përfshihen të gjitha sugjerimet.”- u shpreh Ministri Naço.Ministri i Drejtësisë me përfaqësuesin e zyrës së UNICEF në Shqipëri: Koordinim për të drejtat e të miturve që vuajnë dëniminMinistri i Drejtësisë priti gjithashtu përfaqësuesin e zyrës së UNICEF në Shqipëri, Detlef Palm.
“UNICEF ka një histori të gjatë bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë, si për shembull me Institutin e të Miturve në Kavajë, fillimin e punës së Shërbimit të Provës dhe stabilizimin e të miturve në këtë shërbim etj. Ekziston një draft- Strategji e Drejtësisë për të Miturit dhe është një punë e mirë në të shkuarën, por unë mendoj se ka nevojë për t’u përmirësuar. Duke iu referuar të dhënave statistikore zyrtare, vihet re një rritje e ndjeshme e kriminalitetit të të miturve, gjë që kërkon për rrjedhojë një adresim siç duhet të problemit. Konkretisht, në mendojmë se koha e qëndrimit në paraburgim është tepër e gjatë, duke shënuar në 66% të rasteve kryerjen e dënimit të të miturve në paraburgim. Kjo për shkak se dënimi është dhënë me vonesë nga gjykata. Një fenomen i tillë bëhet shkas për të vështirësuar procesin e riintegrimit të të miturve në shoqëri, pasi ata kanë kryer dënimin.”- deklaroi Palm.Nga ana e tij, Ministri Naço e siguroi përfaqësuesin e UNICEF, se në reformat e sistemit të drejtësisë do të mbahet parasysh me prioritet çështja e të drejtave të të miturve.“Puna ime e mëparshme si Prokuror më ka bërë që të kem eksperiencë me rastet e të miturve që vuajnë dënimin. Nëse më parë unë nuk mundesha të bëja diçka, sot si ministër kam mundësi të bëj shumë. Brenda kompetencave që më jep ligji, do të kërkoj respektim të të drejtave të të miturve, pasi jo vetëm unë, por të gjithë jemi të ndjeshëm ndaj tyre.Do t’i dërgoj Prokurorit të Përgjithshëm një rekomandim, në lidhje me masat e sigurisë dhe mbajtjen në paraburgim të të miturve, për një lehtësim të procedurave.”- u shpreh Ministri Naço.Në takim u diskutua edhe mbi rishikimin e Kodit të Procedurës Penale, forcimin e masave alternative në Shërbimin e Provës, programet e riedukimit etj.“Një problem shqetësues mbetet aksesi i fëmijëve në drejtësi, prandaj do të doja që ky problem të ngrihej edhe në Konferencën për Shërbimin e Provës, që do të mbahet në fund të muajit tetor. Gjithashtu, shumica e të miturve kryejnë krime të lehta, si vjedhje, prandaj mendojmë që periudha e paraburgimit të shmanget ose procesi i gjykimit të tyre të përshpejtohet.”- tha Palm.Ministri Naço ritheksoi se ai do të kërkojë përmirësim të reformave të deritanishme, si dhe vijimin e bashkëpunimit të frytshëm edhe në të ardhmen.Naço, Rokanas: Koordinim për ekstradimin e të dënuarve shqiptarë në Greqi dhe anasjelltasMinistri i Drejtësisë, Nasip Naço, priti në një takim Ambasadorin e Greqisë, z. Leonidha Rokanas.
“Jam i nderuar t’ju takoj dhe ju uroj për detyrën tuaj! Ritheksoj mbështetjen e Greqisë ndaj Shqipërisë në arritjen e objektivit të integrimit europian. Më i rëndësishëm dhe strategjik për ne në raport me Shqipërinë, është padyshim projekti energjitik TAP. Gjithashtu, Greqia ka impaktin e saj në ekonominë tuaj përmes remitancave, por ka edhe bashkëpunim në kulturëe të tjera fusha.”- u shpreh në fjalën e tij Ambasadori Rokanas.Ministri i Drejtësisë shprehu falenderim për mbështetjen e dhënë nga Greqia në disa fusha në Shqipëri, duke theksuar se forcimi i bashkëpunimit në drejtësi është mëse i mirëpritur.“Do të doja të forconim marrëdhëniet tona në sektorin e drejtësisë dhe kërkojmë asistencën tuaj edhe në këtë drejtim, për forcimin e sistemit gjyqësor. Ne e kemi nisur luftën ndaj korrupsionit edhe me anën e një pakete ligjore kundër korrupsionit, ku mendojmë të përfshijmë në listën e krimeve të rënda edhe rastet e korrupsionit të zyrtarëve të sistemittë drejtësisë. Shumë shpejt, pritet të nisë një reformë e thellë në sistemin penitenciar ose atë të burgjeve, prandaj do të jetë e nevojshme të koordinojmë punën për ekstradimin e të dënuarve shqiptarë në Greqi, që të mund tëkryejnë dënimin në vendin e tyre”- u shpreh Ministri Naço.Ambasadori Rokanas vijoi në të njëjtën çështje, atë të ekstradimit të të dënuarve grekë në shtetin shqiptar.“Edhe pse ky është një problem burokratik dhe jo thelbësor në raportet tona, unë do të kërkoja nga ju një përshpejtim të procedurave të ekstradimit të të dënuarve grekë në Shqipëri, pra kthimin e tyre në Greqi për të vuajtur dënimin, pasi ka raste kur këto procedura zgjasin deri në 2 vjet.”- nënvizoi Rokanas. Ai mori mbështetjen e ministrit për thjeshtim të procedurave në këtë aspekt.Ministri Naço, gjithashtu, i bëri me dije ambasadorit grek, se reformat në drejtësi janë në fillimin e tyre, por do të prekin disa aspekte. Konkretisht, tha ai, do të zgjerohet sistemi i mbikqyrjes elektronike, duke u shtrirë në të gjithë vendin, do tëçohet më tej reforma e nisur në Shërbimin e Provës, do të ndryshojë sistemi i vlerësimit të gjyqtarëve, do të ketë ndryshimenëligjin për KLD me qëllim shmangien e mbivendosjes së punës së dy inspektoriateve përkatëse, atij të Ministrisë së Drejtësisë dhe të KLD etj.“Mendoj se është një hap shumë i rëndësishëm ndryshimi i ligjit për KLD, pasi është thelbësore pavarësia institucionale, gjë që ndikon edhe në pavarësinë e gjykimit. Nga ana tjetër, ju them se edhe Greqia ka patur probleme më parënë lidhje me shkurtimin e kohës së gjykimit dhe drejtësinë efektive. Prioritet i vendit tuaj tani është marrja e datës së negociatave, qëështë më e rëndësishme sesa vetë marrja e statusit kandidat në BE. Por për marrjen e këtij vendimi,thelbësore janë:lufta kundër korrupsionit dhe lufta kundër krimit të organizuar.”-theksoi Rokanas.Ambasadori e ftoi Ministrin e Drejtësisë që të planifikojë një shkëmbim vizitash me homologun e tij grek, për të rifilluar dialogun dhe nënshkruar marrëveshjet e bashkëpunimit reciprok në fushën e drejtësisë. Ministri tha se ai do të respektojë të gjitha marrëveshjet e deritanishme midis dy shteteve dhe se inkurajon vizitat reciproke të drejtuesve të institucioneve të drejtësisësë të dyja palëve.