Meta në konferencën e 6-të të krerëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta merr pjesë në konferencën e gjashtë të Kryetarëvë të Parlamenteve të Ballkanit Perëndimor,Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta merr pjesë në konferencën e gjashtë të Kryetarëvë të parlamenteve të Ballkanit perëndimor, organizuar me iniciativën e Kryetarit të Parlamentit të Hungarisë, z. László Kövér,.
Integrimi i vendeve të Ballkanit perëndimor ne BE, resultatet dhe aspiratat si dhe bashkëpunimi i vendeve të rajonit mbi politikat e sigurisë se rajonit janë dy temat në të cilat do fokusohen punimet e konferencës. Kryetari i Kuvendit të Shqipërise do jetë folës kryesor në seancën e dytë të punimeve me temë: “Bashkëpunimi mbi Politikat e Sigurisë në Ballkanin Perëndimor: Kontributi për Stabilitetin Evropian”.Ndërkaq pjesëmarrës në këtë konferencë janë Kryetari i Parlamentit të Kroacisë, Josip Leko; Kryetari i Parlamentit të Kosovës, z. Jakup Krasniqi; Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski; Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Nebojsa Stefanovic; Kryetari i Parlamentit të Bosnje-Hercegovinës, Ognjen Tadic si dhe të ftuar të tjerë nderi.Gjatë punimeve të konferencës, pritet që Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, të zhvillojë një sërë takimesh me homologët e tij të rajonit të Ballkanit perëndimor.