Prishje në pazarin e drogës, plagoset me armë zjarri i arrestuari 3 herë nga policia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2013, 18:40
Plagosje me armë zjarri në kryeqytet. Ngjarja është regjistruar rreth ores 17:50 në zonën e liqenit artificial në Tiranë, ku shtetasi Klajdi Kodra është plagosur me një plumb në këmbë.Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të castit për çështje të lëndëve narkotike.Shtetasi Kodra figuron si një person me preçedent penal, pasi sipas bluve të kryeqytetit ai ka qenë i arrestuar 3 herë për tentativë vrasje, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të lëndëve narkotike.Ndërkaq policia ka nisur hetime për identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes.