Përmbytjet e Semanit, bordi i kullimit ndërhyn në argjinaturën e lumit
Me nje vlere prej 9,8 milion leke te reja te financuara nga qeveria shqiptare Bordi i Kullimit Fier, ka nisur punimet per mbushjen me masive guri te shtratit te lumit Seman, per te evituar permbytjet dhe bllokimin e kolektorit te Roskovecit.Kreu i bordit te kullimit, Ramadan Krasniqi, eshte shprehur se fondi u çel pas vendimit te qeverise Berisha ne mbledhjen e saj te fundit. Krasniqi thekson se gerryerja e shtratit te lumit Seman eshte nje fenomen i cili u shfaq vitin e kaluar, ku prurjet e lumit ishin tejet te medha. Sipas tij me kete investim do te ngrihet me rreth 50 cm shtrati i lumit Seman dhe me pas siper tij do te realizohen punimet per 3 penela.Punimet per kete investim pritet te perfundojne deri ne daten 25 tetor per te shmangur çdo te papritur ne stinen e reshjeve. Gjithashu nga kjo ndermarje jane marre te gjitha masat e nevojshme per pastrimin e kanaleve kulluese, rezervuarve , hidrovoreve dhe kolektireve per te evitur permbytjet.