Shërbimet jospitalore në QSUT, vazhgimi i “Alarm”: Përzgjedhje selektive e Ministrit
Premtimi solemn i Ministrit te Shendetesise ne ditet e para te punes se tij, ishte se do lironte te gjithe hapesiren e QSUT-se nga te gjithe aktivitetet private. Nga ky aksion nuk do te shpetonte asnje aktivitet i vetem, si me kontrate ashtu edhe pa leje. Dhe e gjithe kjo do te ndodhte ne harkun e 100 diteve. Por pa mbushur as nje muaj qeveria, dje rreth ores 12 e 30 min, para nje auditori te gjere me mjeke dhe infermiere te QSUT, Ministri deklaroi:“ Premtova qysh në takimin e parë të QSUT-së se do ta çlironim nga gjithfarë aktivitetesh jo mjekësore dhe do tua rikthenim hapësirat publike qytetarëve dhe personelit shëndetësor brenda 100 ditëve të para të qeverisjes. Kemi arritur që në një hark kohor shumë të më pak ditëve të largojmë secilin prej këtyre aktiviteteve dhe të pastrojmë terësisht hapësirën e përbashkët të QSUT-së. Jam i gëzuar që vi sot para jush me një premtim të mbajtur dhe jam po aq i inkurajuar që gjeta mbështetjen tuaj qysh në ditën time të parë të punës si Ministër”tha Beqja.Pra , sic e tha edhe zoti Ilir Beqja, secili prej bizneseve qe prishur duke mos lene ne kembe asnje objekt jo spitalor. Nderkohe qe Ministri bashke me Kryeministrin vazhdonin takimin me stafin e QSUT, gazetaret e emisionit “Alarm” verifikuan vertetesine e asaj qe tha zoti. Beqja. Ne te vertete, ne vendet ku me pare lulezonin bare e restorante tani gjendeshin rrenoja. Por jo ashtu siç u tha me buje. Ligji qe zbatuar ne menyre selektive. Ky eshte nje nga baret qe vazhdonte te kenaqte klientet, nderkohe qe pak me tutje po shpallej se qe rrafshuar. Dikush qe tha se qe pronari, iu afrua grupit te xhirimit duke i thene:“O djalë mos filmo, po e transmetove ke bërë gabim!”Ne mbyllje te takimit ne QSUT, Kryeministri, Ministri, Drejtoresha e spitalit dhe gjithe shpura qe i ndiqte pane te kenaqur rezultatet e premtimit te zotit. Ilir Beqja. Ne kete gezim mori pjese edhe i zoti i kafenese, qe per te mos rene ne sy, e kishte nderprere sherbimin perkohesisht.