Berisha me Granoff: Qeveria nuk ka program për parandalimin e krizës

Shqipëria rrezikon të zhytet në krizë, pasi qeveria nuk ka asnjë program për parandalimin e saj. Kështu ka deklaruar ish-kryeministri i vendit Sali Berisha gjate takimit me presidentin e Fondacionit Shqiptaro- Amerikan, Michael Granoff. Berisha gjithashtu ka ngritur shqetësimin se ekzekutivi nën drejtimin e Kryeministri Rama po rrenon çdo dite sigurine ligjore, gjë që sipas tij godet rende investimet e huaja dhe te vendit.“Duke folur per zhvillimet ne vend, theksova se alternanca eshte gje e vyer per demokracine por eshte konkluzion i pergjithshem i eksperteve vendas dhe te huaj si dhe institucioneve nderkombetare, se qeveria aktuale faktikisht nuk ka program ekonomik- fiskal per te parandaluar krizen dhe ka bere premtime antiglobaliste, te cilat jane nje rrezik madhor per zhytjen e vendit ne krize. Se dyti, Rama dhe ekzekutivi i tij po rrenojne çdo dite sigurine ligjore, pra zemren e shtetit ligjor ne Shqiperi. Ata me vendimet e tyre dhunojne Kushtetuten dhe ligjet e vendit pa i ndryshuar ato, me pretekstin se jane premtime elektorale, anullojne pa asnje shkak ligjor konçesione, kontrata, te drejta pronesie, te cilat jane dhene ne perputhje me ligjet dhe Kushtetuten, gje qe godet rende investimet e huaja dhe te vendit” bën me dije Berisha në FB.Ndërkaq Berisha ka theksuar se lidhjet e fuqishme të qeveritareve me krimin, kontrabanden dhe korrupsionin janë një kërcënim i madh për vetë proçesin e integrimit.Gjatë takimit me Granoff, ish-kryeministri Berisha e ka falenderuar per bashkepunimin e shkelqyer ne vite, duke uruar që të vazhdojë edhe me qeverinë e re.“Te dashur miq, prita me kenaqesi presidentin e Fondacionit Shqiptaro- Amerikan, mikun e shquar te kombit shqiptar, zotin Michael Granoff. Ai shprehu ne kete takim mirenjohjen e tij per bashkepunimin e shkelqyer qe kemi patur ne vite, i cili ka bere te mundur suksesin e dhjetera e dhjetera projekteve te medha si aeroporti, pasaportat biometrike dhe tani se fundi distriktet tregtare Korçe, Shkoder, Tirane si dhe ai qe u inagurua dje ne Berat. Me kete rast une i shpreha mirenjohjen me te thelle presidentit Granoff, bordit dhe punonjeseve te Fondacionit qe me perkushtimin e tyre te madh, dashurine per Shqiperine e shnderruan Fondin e Sipermarrjes Shqiptaro - Amerikane ne historine me te suksesesshme ne te gjitha vendet ish-komuniste dhe shpreha urimin qe ky bashkepunim te vazhdoj me qeverine e re”thekson Berisha.