Xhamia e Plumbit, kulti shekullor rrezikon shembjen

E ndertuar ne vitin 1542 ne kohen e Sulltan Mehmetit, Xhamia e Plumbit ne Vlore per dekada me rradhe vuan mungesen e nje investimi serioz. Ajo eshte nje prej dy xhamive ekzistuese sot ne qytetin bregdetar, dhe eshte arkitektura e saj mahnitese eshte projektuar nga arkitekti i famshem shqiptar, Sinani. Myftiu i xhamise, Hito Shahaj, shprehet se ky kult fetar eshte nga me te vjetrit ne Shqiperi, por asnjehere nuk ka pasur nje rikonstruksion total qe prej periudhes se ngritjes se saj.Sot kjo xhami rrezikon te humbase minaren e saj si pasoje e amortizimit, nderkohe qe edhe tavani rrezikon te shembet. Nderhyrjet e vetme jane kryer me kontributet e besimtareve,nderkohe qe Ministria e Kultures kur drejtohej nga Bujar Leskaj ka akorduar nje fond teper te vogel qe sherberu vetem per disa meremetime te pjesshme.Pavaresisht se Xhamia e Plumbit gezon statusin Monument Kulture, ajo asnjehere nuk eshte konsideruar si e tille. Kerkesat e shumta drejtuar institucioneve perkatese per nderhyrje asnjehere nuk kane marre pergjigje. Kjo xhami duket se do te kete fatin e shume kulteve te tjera fetare ne Shqiperi, pavaresisht se kujt besimi i perkasin,ku pavaresisht periudhes qe jane ndertuar, stilit te tyre por edhe rendesise fetare, kane te gjitha nje fat, shkaterimin gradual te tyre.