Rama: Përmbushëm kushtin për zgjedhje të lira. Presim statusin në dhjetor

Me zgjedhjet e fundit të lira e të ndershme dhe transferimin paqësor të pushtetit, Shqipëria ka përmbushur një nga kushtet kryesore për marrjen e statusit të vendit kandidat, për të cilin vendi ynë shpreson në një përgjigje pozitive në dhjetor.Kështu është shprehur Kryeministri Edi Rama  gjatë takimit që ka zhvilluar sot me ministrat e Jashtëm të Lituanisë Linas Linkevicius dhe të Rumanisë Titus Corlatean të cilët i siguroi, për vullnetin e fortë të qeverisë për të ecur përpara në procesin e integrimit evropian.Kryeministri Rama, i siguroi ministrat Linkevicius dhe Corlatean për vazhdimin e bashkëpunimit dhe gatishmërinë për një fazë të re në marrëdhëniet mes vendeve.Kryeministri Rama theksoi gjithashtu se vizioni dhe prioriteti i politikës së jashtme të Shqipërisë është “zero probleme me fqinjët”.Ministrat Linkevicius dhe Corlatean e uruan Edi Ramën për fitoren në zgjedhje dhe për marrjen e detyrës së Kryeministrit. Ata theksuan rëndësinë që rajoni ynë dhe partneriteti me Shqipërinë si një faktor rajonal ka për vendet e tyre.