Tiranë, kambistit i grabiten 20 mijë euro
Një biznesmen është grabitur mengjesin e të martës në qendër të Bathores në Tiranë. Bëhet me dije se kambistit, Lazëm Troçi, i kanë grabitur makinën e tij BMW X5 dhe një shumë të konsiderueshme parash prej 20 mijë euroësh, të cilat kambisti i kishte në mjetin e tij dhe e gjithë kjo nën kërcënimin e armës.Ngjarja është regjistruar në mengjes, kur 42-vjeçari po dilte nga banesa e tij dhe në këtë moment është sulmuar, duke i kërkuar çelësat e automjetit.Pas kësaj në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie të komisariatit numër 5 dhe specialistë të drejtorisë së policisë së Tiranës.Pas një pune intensive të efektivat e policisë të kryeqytetit, u bë i mundur gjetja e automjetit rreth 4 orë pas grabitjes së tij, por pa shumën e pretenduar nga Troçi prej 20 mijë eurosh. Përveç makinës blutë kanë mundur të arrestojnë edhe një nga personat që ka marrë pjesë në grabitje, por pa bërë publik identitetin e tij.Ndërsa po punohet për arrestimin e autorit dhe ideuesit kryesor të grabitjes në qëndër të Bathores. Kjo është grabitja e dytë në kryeqytet brenda 24 orëve, ku të hënën pasdite u grabitën rreth 30 mln lekë të vjetra, të cilat po trasportoheshin nga një spital provat drejt një banke në kryeqytet.