Zgjedhjet në Korçë, FRD: PD kërkon në KQZ eleminimin e kandidates sonë
Partia “Fryma e Re Demokratike” akuzon Partinë Demokratike se po tenton të përjashtojë nga gara për kreun e bashkisë së Korçës, kandidaten e saj.Në një prononcim për mediat, FRD-ja theksoi se PD-ja po kërkon zyrtarisht në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve eleminimin e kandidates Brikena Zeneli.“Sulmi politik i PD ndaj nesh është sulm ndaj pluralizmit politik. I bëjmë thirrje Partisë Demokratike të tërhiqet menjëherë nga ky akt primitive” është shprehur FRD-ja.Zgjedhjet për postin e kreut të bashkisë së Korçës zhvillohen në datën 3 Nëntor pas dorëheqjes së Niko Peleshit i cili u zgjodh në postin e Zv.kryeministrit në qeverinë “Rama”.Partia Demokratike do të garojë në këto zgjedhje me Sotiraq Stratobërdhën i cili do të garojë përballë Sotiraq Filos i cili mban aktualisht postin e nënkryetarit të bashkisë së Korçës dhe është i përzgjedhuri i koalicionit qeveritar, PS-LSI.