"Nëpunësi civil", Ligjet miratojnë pa votat e opozitës aktin normativ
Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot aktin normativ për ligjin e nëpunësit civil. Projektligji kaloi vetëm me votat e shumicës pasi edhe sot opozita nuk ishte e pranishme në mbledhjen e komisionit.Ministri për marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi është shprehur në komision se ligji për Nëpunësin Civil nuk mund të zbatohet për sa kohë do të mungojnë aktet ligjore dhe e vetmja mënyrë për plotësimin e tij është shtyrja me 6 muaj e tij.“Jemi në pamundësi objektive,nëse Ligji për Nëpunësin Civil do të hynte në fuqi që tani. Kemi qeveri të re, e cila synon që të kryejë reformë në administrate” është shprehur Celibashi gjatë raportimit në komisionin e ligjeveNdërsa relatorja e PS për ligjin për Nëpunësin Civil, Vasilika Hysi është shprehur se është e nevojshme të ndërhyhet në ligj. Sipas saj duhet të përgatiten edhe 30 akte të tjera për ligjin.“Ka efekte ligjore e ministri të reja, që kërkojnë lëvizje punonjësish” u shpreh ajo.