Lituania dhe Rumania: Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE-së

Ministrat e jashtëm të Lituanisë dhe Rumanisë po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Tiranë. Vizita e Ministrit të Jashtëm të Lituanisë, Linas Linkevicius zhvillohet në kuadër të mbajtjes së Presidencës së radhës të BE-së, ndërsa Ministri i Jashtëm i Rumanisë, Titus Corlatean viziton Tiranën në kuadër të kryesimit të radhës së Nismës së Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).Dy ministrant janë takuar me homologun e tyre shqiptar Ditmir Bushati me të cilin kanë mbajtur  një konferencë të përbashkët për shtyp.Në fjalën e tij, ministri Bushati është shprehur se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është një objektiv kombëtar ndërsa garantoi edhe realizimin e reformave për marrjen e statusit kandidat."Rikonfirmova qëndrimin e qartë të qeverisë që marrja e statusit të kandidatit dhe hapja e negociatave përbën një objektiv kombëtar dhe në këtë drejtim reformat që kanë lidhje me shtetin e së drejtës, korrupsionit, krimit të organizuar, administratën publike, të drejtat e njeriut përbën një përparësi themelore të programit tonë qeverisës” tha Bushati.Ai ka theksuar më tej se e ardhmja e rajonit dhe vendit tonë është në Bashkimin Europian.“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Bashkëpunimi rajonal që do e shohim gjatë presidencës rumune e ndihmon dhe shpejton kursin e integrimin evropianë të gjithë rajonit. Patëm një diskutim të hapur dhe i falënderova për ndihmën që i japin vendit tonë. Shpreha angazhimin tonë për të qenë partnerë të denjë të këtyre vendeve” tha Bushati.Linkevicius: Statusi në dhjetor i arritshëm. Duhen reformaNdërsa ministri i jashtëm i Lituanisë është shprehur se dialogu me opozitën është mjaft i rëndësishëm për integrimin e vendit."Diskutuam për nevojën për zhvilimine të mëtejshme në luftën kundër korrupsionit, krimit dhe shtetin e së drejtës. Në një vend si Shqipëria dialogu me opozitën është shumë i rëndësishëm për tu shpejtuar rruga drejt Bashkimit Europian" tha ai.Ai theksoi se marrja e statusit në dhjetor nga Shqipëria është i arritshëm por duhet të identifikohen arritjet e bëra nga vendi ynë.“Shqipëria ka arritur progres dhe ne duhet ta përgzëojmë Shqipërinë për këtë. Shqipëria është në rrugën e duhur për marrjen e statusit kandidat në dhjetor. Statusi është i arritshëm por është mirë të identifikohen këto arritje. Megjithatë ka ende reforma dhe punë për tu bërë” tha ministri i jashtëm lituanez.Ministri rumun: Përfshirja e të gjithë aktorëve e rëndësishme për integriminNdërkohë ministri i jashtëm rumun ka vlerësuar rolin kontruktiv të Shqipërisë në rajon në kuadër të ruajtjes së kufijve.   Ai gjithashtu vlerësoi përkushtimin e qeverisë së re që në kapitullin e programit të saj ka identifikuar integrimin europian të Shqipërisë dhe evropianizimit të vendit."Kjo tregon vëmendjen që i kushton Shqipëria procesit të integrimit dhe procesit të hapjes së negociatave për anëtarësim. Ne po vëzhgojmë zhvillimet e fundit si dhe kalimin dhe ndryshimin demokratik të qeverive në vend.  Ky është një element shumë I rëndësishëm kur flitet për kritere politike për anëtarësimin  e Shqipërisë në BE. Integrimi në vetvete kërkon përfshirjen e të gjitha forcave politike. Ne inkurajojmë fort të gjitha forcat politike që të jenë sa më shumë bashkëpunues për këtë proces. Bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës është shumë i rëndësishëm për të arritur të gjitha reformat e nevojshme.  Ne i bëjmë thirrje aktorëve që të jenë sa më shumë bashkëpunues për të plotësuar të gjitha kriteret që kërkohen pasi në fund integrimi do të jetë qëllimi kryesor" tha ministri rumun.Gjatë qëndrimit të tyre në Tiranë, të dy Ministrat do të priten në takime nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, Kryeministri, Edi Rama, dhe Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha.