Fondi Shqiptaro-Amerikan 10 vjet bashkëpunim me kompaninë “Sigal”
Kompania e sigurimeve “Sigal” feston 10-vjetorin e bashkëpunimit me Fondin Shqiptaro-Amerikan. Drejtori i përgjithshëm, Avni Ponari, në fjalën e mbajtur me këtë rast u shpreh se në këto 10 vite kompania “Sigal” është transformuar në një kompani lider të sigurimeve në Shqipëri.Ndërkohë kryetari Fondit Shqiptaro-Amerikan, Majkëll Granof, deklaroi se investimi që ata kanë realizuar ka ndikuar në zhvilimin e tregut të sigurimeve."Ky investim i yni është një histori suksesi pasi në kemi hyrë në tregun e sigurimeve për ta ndryshuar atë dhe në 10 vite “Sigal” e ka arritur. Shembulli flet vetë, pasi nga disa zyra tashmë janë shndërruar në qindra e nga disa punonjës në disa mijëra. Sot po vlerësojmë çfarë është arritur në 10 vite, ndërkohë më e rëndësishme është synimi për 10 vitet në vijim. “Sigal” synon që të transformohet në një kompani udhëheqëse në rajon. Kjo sepse tregu i sigurimeve është një treg me potenciale të jashtëzakonshme” tha ai.Kompania “Sigal Uniqa” aktualisht ka mbi 26 milionë euro kapitale dhe mbi 39 milion euro prime. Si një grup i përbërë kompanish, “Sigal” ofron të gjitha llojet e sigurimeve të jetës, jo-jetës,risigurime dhe pensione private.