Rama prezanton zëvendësministrat e qeverisë së re
3 ditë pasi firmosi emërimin për 23 zëvendësministrat e rinj të kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka njohur dhe publikun me emërimet e reja përmes një fotoje në facebook.Kryeministri Rama në mbledhjen e qeverisë të së premtes firmosi 23 zëvendësministrat e rinj të qeverisë. Ndryshe nga ministrat, emrat e zëvendësministrave nuk kanë sjellë surpriza dhe befasi. Në sy ra numri i madh i grave. Rama dhe Meta kanë emëruar plot tetë zëvendësministre. Po ashtu, për herë të parë është emëruar një zëvendësministre në karrocë. Bardhylka Kospiri, gruaja që vazhdon të punojë dhe të sfidojë sëmundjen e saj, do të jetë zëvendësministre e Mirëqenies Sociale.Ndërkaq, surprizë mund të konsiderohet përjashtimi i aleatëve nga postet e dyta dhe të treta. Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Petro Koçi dhe Spartak Ngjela nuk figurojnë në listën e zëvendësministrave të emëruar në mbledhjen e fundit të qeverisë.Emrat e zv/ministrave të rinj1. Elona Gjebrea, zëvendësministër i Punëve të Brendshme2. Ilirjan Mustafaraj, zëvendësministër i Punëve të Brendshme3. Nora Malaj, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit4. Arbjan Mazniku, zëvendësministër i Arsimit dhe sportit5. Milva Ekonomi, zëvendësministër e Shëndetësisë6. Klodian Rjepaj, zëvendësministër i Shëndetësisë7. Dorjan Duçka, zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë8. Ilir Bejtja, zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë9. Bardhylka Kospiri, zëvendësministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë10. Gentiana Sula, zëvendësministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë11. Jani Babi, zëvendësministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rual dhe Administrimit të Ujërave12. Alban Rusi, zëvendësministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave13. Ylli Manjani, zëvendësministër i Transporti dhe Infrastrukturës14. Dritan Hila, zëvendësministër i Mbrojtjes15. Sokol Dervishaj, zëvendësministër i Punëve të Jashtme16. Alqi Puli, zëvendësministër i Punëve të Jashtme17. Brunilda Paskali, zëvendësministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes18. Majlind Lazimi, zëvendësministër i Integrimit Evropian19. Gentian Elezi, zëvendësministër i Integrimit Evropian20. Zef Çuni, zëvendësministër i Kulturës21. Gjon Radovani, zëvendësministër i Zhvillimit Urban dhe Turizmit22. Oljana Prifti, zëvendësministër i Mjedisit23. Diana Bejko, zëvendësministër i Mjedisit