Përfundon takimi në Bruksel, Thaçi: Zgjedhjet, test europian për Kosovën

Ka përfunduar në Bruksel takimi i përfaqësueses së lartë të  BE-së, Catherine Ashton me kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç ka përfunduar. Ndërkohë që vetëm pas pak pritet që dy kryeministrat të dalin para gazetarëve me deklarata.

Temë kryesore e bisedimeve të sotme Thaçi-Daçiç ishte  përparimi në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale në Kosovë.Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shfaqur besimin se në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit do të marrë pjesë edhe komuniteti serb. Duke folur në Bruksel para takimit me homologun serb, Thaçi tha se zgjedhjet do të jenë test evropian për Kosovën, i cili do të kalohet me sukses.“Falënderoj komunitetin ndërkombëtar dhe lidershipin e Serbisë që u kanë bërë thirrje serbëve të Kosovës që të marrin pjesë në këto zgjedhje. Kam besim të plotë se zgjedhjet në Kosovë do të jenë të suksesshme, me një pjesëmarrje sa më masive të të gjitha komuniteteve”, ka deklaruar Thaçi.