Mediat:BE nuk e njeh flamurin e Kosovës

Bashkimi Evropian i cili vazhdon të mbetet neutral ndaj statusit të Kosovës, ka hequr flamurin e Kosovës nga faqja zyrtare eueom.com, që figuronte tek ekipi monitorues i BE-se për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.Lajmi bëhet i ditur nga mediat në Kosovë të cilat theksojnë se në faqen online ishte vendosur flamuri i Kosovës që shihej si njohje e këtij flamuri nga ana e BE-së por, vetëm një ditë më pas, ky institucion ka hequr flamurin e Kosovës.Për herë të parë një mision i BE-së të paktën për një ditë kishte vendosur flamurin e Kosovës në faqen e tij zyrtare, përveç Parlamentit Evropian që e njeh pavarësinë e Kosovës, por që nuk është institucion me kompetenca vendimmarrëse në BE.Ndërkohë, Kosova vazhdon të mos njihet nga pesë shtete anëtare të Bashkimit Europian.