Greqi, lideri i “Agimit të Artë” mbetet në paraburgim
Lideri i “Agimit të Artë” Nikolaos Mihaloliakos, i cili akuzohet për pjesëmarrje në një grup kriminal është lënë në paraburgim deri kur të dalë para gjyqtarëve.Me pranga në duar, Michaloliakos u dërgua nën masa të rrepta sigurie në kompleksin e gjykatës së Athinës gjatë mbrëmjes së djeshme, ku dëshmori për më shumë se 6 orë.Simpatizantët e “Agimit të Artë” ishin mbledhur para gjykatës dhe brohorisnin “Gjak, nder, Agimi i Artë”.Michaloliakos akuzohet për shfrytëzim të grupit për të krijuar një organizatë kriminale, e cila mbolli terror në rrugët e vendit por ai i ka hedhur poshtë këto akuza.Akuzat përfshijnë themelimin e një force politike që pajtohet me principet e ideologjisë naziste dhe që kënaqet vazhdimisht me përhapjen e dhunës në përmasa të gjera, duke shënjestruar emigrantët, minoritetet dhe kundërshtarët politik.Ndërkohë, Michaloliakos priste t’i jepej e njëjta masë si 5 deputetëve të tjerë të “Agimit të Artë” të arrestuar gjatë së shtunës.3 nga 4 deputetët e arrestuar me Michaloliakos u lanë të lirë të mërkurën, në pritje të gjyqit. I katërti, Yannis Lagos, u urdhërua të mbahej në paraburgim, pas akuzave se, ashtu si Michaloliakos, ai ishte drejtpërdrejt i lidhur me vdekjen e yllit të muzikës hip-hop në Greqi, Pavlos Fyssas, më 17 shtator, në një periferi të klasës punëtore në Athinë.Ilias Kasidiaris, shefi i shtypit të partisë, u la i lirë me kusht, duke lënë garanci një shumë prej 50 mijë eurosh. Të gjithë deputetët janë urdhëruar të mos largohen nga Greqia.Ndërkohë zëvendës kryeministri grek Evangelos Venizelos tha se askush nuk duhet të nxitohet, pasi nuk ka asnjë vendim gjyqësor duke iu referuar zhvillimet rreth çështjes së “Agimit të Artë”. Venizelos tha se është fjala për një çështje penale, e cila sapo ka filluar dhe theksoi se është një çështje historike institucionesh, vlerash, demokracie dhe shtetit të së drejtës.