Lideri i partisë greke Agimi i Artë paraqitet në gjykatë
Lideri i partisë greke të ekstremit të djathtë Agimi i Artë është paraqitur sot në një gjykatë në Athinë nën akuzat për organizim të një grupi kriminal. Nikos Mihaloliakos akuzohet për vrasje, sulmim dhe shpërlarje parash.Më shumë se 300 protestues dolën në përkrahje të tij dhe të pesë deputetëve të tjerë nga e njejta parti, të cilët u arrestuan gjatë fundjavës.Nderkohe me heret gjate dites u liruan me kusht tre nga katër deputetët e Agimit të Artë që u janë përgjigjur prej së martës në mbrëmje, deri të mërkurën në mëngjes pyetjeve të prokurorëve grekë, ndaj akuzave për pjesëmarrje në organizatë kriminale, pas arrestimit të tyre fundjavën e kaluar.Gjykatesit greke kane konkluduar se per personat ne fjale deri tani nuk ekzistojne fakte bindese per t'i çuar ata ne burg ne pritje te vendimeve gjyqesore.Keshtu zedhenesi i kesaj partie, Ilias Kasidhiaris, i cili gjate gjithe kohes se deponimit ka cilesuar arrestimet ndaj Agimit te Arte si raprezalje politike, eshte lene i lire me 50.000 euro garanci dhe ndalim te daljes jashte shtetit.Sipas deshmive te tij Agimi i Arte nuk eshte nje organizate naziste, nuk perdor simbole naziste dhe anetaret e tij nuk jane as naziste dhe as nacional-socialiste, por thjesht greke nacionaliste.Gjithashtu te lire me kusht jane lene edhe Ilias Panagiotaros dhe Nikos Mihos ,ndersa eshte mbajtur ne arrest deputeti Janis Lagos, per drejtim dhe pjesmarrje ne nje organizate kriminale dhe se ka disa fakte qe e implikojne ne vrasjen e muzikantit grek antifashist Pavlos Fissas, tre jave me pare nga nje neonazist.Te enjten deshmon para prokuroreve dhe u pergjigjet akuzave zevendesi i tij Hristos Papas. Ne shtepine e ketij te fundit jane gjetur nje flamur nazist, shishe vere me fotografine e Benito Musolinit, helmeta me simbolin e SS-ve, si dhe nje liber per jeten e Hitlerit,pavaresisht se disa prej deputeteve te liruar, mohojne akuzen se Agimi i Arte eshte parti neonaziste.