Hapja e negociatave, vetoja bullgare e pa shmangshme për Maqedoninë
Ministri i Jashtëm bullgar, Kristijan Vigenin ka informuar eurokomisionerin Stefan Fyle për rrjedhën e negociatave midis Bullgarisë dhe Maqedonisë për marrëveshjen e fqinjësisë së mirë.Në këtë takim i cili është realizuar në Bruksel diplomati bullgar ka folur edhe për qëndrimin e Sofjes lidhur me hapjen e negociatave inkuadruese për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.MPJ-ja bullgare sot njoftoi se në takim është shqyrtuar edhe iniciativa për bashkëpunim midis Komisionit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, si mundësi për intensifikimin e reformave në rajon. Detaje për përmbajtjen e bisedimeve Vigenin- Fyle nuk jepen.Ndërkaq, mediat bullgare kanë raportuar se qëndrimi i Sofjes lidhur me Maqedoninë mbetet e pandryshuar, Bullgaria nuk dakordësohet që Shkupi të marrë datë për fillim të negociatave inkuadruese me BE-në, derisa nuk nënshkruhet marrëveshja bilaterale për fqinjësi të mirë.Komisioni Evropian më 16 tetor duhet ta shpallë raportin për progresin e Maqedonisë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.KE nga viti 2009 rekomandon që Maqedonia t’i filloj negociatat për anëtarësim, por vendet anëtare nuk mund të arrijnë konsensusin e nevojshme për shkak të kundërshtimit të Greqisë, e cila kundërshton me zgjidhje paraprake të çështjes së emrit, ndërsa kohëve të fundit edhe të Bullgarisë, e cila kërkon të nënshkruhet marrëveshja bilaterale për fqinjësi të mirë.