El Salvadori konfirmon njohjen e Kosovës

El Salvadori është shteti më i ri që njeh Kosovën, duke e çuar kështu në 105 numrin e njohjeve. Lajmi është konfirmuar nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në rrjetin Twitter.“Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Neë York ka pranuar njoftimin e El Salvadorit për formalizimin e njohjes së Kosovës. Faleminderit El Salvadorit, qeverisë dhe popullit të saj”, ka shkruar Hoxhaj.