Kristos Papas mbetet në burg, vendimi pas 6 orë dëshmi në gjykatë
Gjykata greke ka lënë në burg kreun e grupit parlamentar të Agimit të Artë, Kristos Papas. Pas një dëshmie prej 6 orësh që dha Kristos Papas, i cili akuzohet si zëvendës kryetari i organizatës kriminale të Agimit të Artë, gjykata dha masën e paraburgimit për Papas, i cili ashtu si kreu i partisë, Nikos Mihaloliakos do të dërgohet në burg, deri në ditën e gjykimit.Faktor rëndues për të akuzuarin, u bënë objektet dhe materialet naziste që iu gjetën në shtëpi. Vlerësohet se arsyeja që Kristos Papas i shpëtoi arrestimit dhe u vonua të vetëdorëzohet, ishte që ai të organizonte hapat e ardhshëm për anëtarët e organizatës, por edhe për të eliminuar prova inkriminuese, të cilat mund të jenë të lidhura me akte tjera kriminale ose të paligjshme.Papas dërgohet sonte në drejtorinë e policise, per tu transferuar nesër në qeli, ndoshta në të njëjtin burg, ku u transferua kreu i partisë Nikos Mihaloliakos, deputeti Janis Lagos dhe një rreshtere policie.Ndërkohë 3 nga 4 deputetët e arrestuar me Michaloliakos u lanë të lirë të mërkurën, në pritje të gjyqit. Në gjithë këto zhvillime, Agimi i Artë ka rënie të mbështetjes, por gjithësesi mbetet në kuotën e 6.5%.